I moshuari: Më kanë çuar në burg për dritat! Edhe Serbia nuk e ka bërë atë që ka bërë Edi Rama!

Po zhvillohet aktualisht dita e 20-të radhazi e protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë mbledhur sërish në shesh për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, një i moshuar nga zona e Dibrës mori fjalën para protestuesve, duke u prezantuar si aktivist i shoqërisë civile dhe i mbrojtjes së mjedisit. Ai tha se kishte ardhur nga Maqellara dhe përfaqësonte edhe banorë të zonave të tjera të Dibrës.

Sipas tij, shumë të rinj janë detyruar të emigrojnë për shkak të mungesës së perspektivës në Shqipëri.

I moshuari: Të rinjtë dhe vajza, ju kam… jam gjyshi juaj! Jam gjyshi juaj. Jam gjyshi juaj. Dhe vij nga Dibra, nga Maqellara. Nga Maqellara e Dibrës. Edhe nga Shupenza, Gjoricë e fshatra të Dibrës. Jam një aktivist i shoqërisë civile dhe i mbrojtjes së mjedisit. Mirëpo po na e prish mjedisin ky krimineli sot. Në qoftë se ne jemi të ndërgjegjshëm, duhet të ngrihemi me pështyma, edhe para katër vjetësh në traget, në bari, me 400 studenta unë jam fjalosur me to, ikshin në Shqipëri e po shkojshin në Gjermani se nuk na mban Edi Rama.

Unë i thashë, hajde mos jeni 400 vetë, edhe unë bashkë me ju, Edi Ramën e mbysim me pështyma e heqim. Mirëpo ata gjetën rrugën më të shkurtër, ikën për Gjermani. Unë jam i gatshëm sot, edhe dreqin ta heqim, Edi Rama duhet të shkulet.

Duhet të shkulet, edhe dhëmbët t’ia shkulim! Se ne jemi ata që na ka bërë atë që s’duhet të na e bënte. Edhe Serbia nuk e ka bërë atë që ka bërë Edi Rama. Unë jam i pakënaqur, se edhe në burg më kanë çu 24 orë për dritat. Për dritat. Edhe kam bërë në gjyq, jam edhe në gjyq në apel se nuk më japin të drejtë. Apeli për pagesë, për dritat që më kanë vënë gjobë. Megjithatë, unë kam punuar 45 vjet në regjimin e Enver Hoxhës.

Të shkosh në kooperativë të punosh, nuk duhet të kërkosh më… të kërkosh vite pune, se nuk na i japin. Me dashje, pa dashje, na i humbin ata… ata të sigurimit të shtetit. Mirëpo ne na i kanë shkruajt, na i kanë shkruajt dhe na thonë që janë humb, janë bërë… po si s’paska ligj të dytë e të tretë e të katërt, po të atij regjimi në atë kohë? Mirëpo ne kemi ngel të njërës anë. Të punosh në bujqësi është e rëndë, ashtu si miniera e si disa ndërmarrje të tjera. Unë kam punuar në minierë, unë kam punuar në bujqësi, unë kam punuar në traktor, me ndërtimin, në arsim, unë kam punuar në fortifikime.

Më kanë dhënë 190 mijë lekë pension! 190 mijë lekë pension! Mirëpo për këta të sigurimit të shtetit, marrin nga 9 milionë. 9 milionë i takon ministrit, 9 milionë i takon atij… atij metalurgut, i takon naftëtarit, i takon të gjithë shtresës e punëtorëve që janë. E shtresave që janë mbetur rrugëve. Nuk është ai mburojë t’ia lënë 9 milionë.

Domethënë të gjitha këto ai është kriminel. Domethënë t’i bëjmë bojkot. Unë mbaj një front lufte. Unë me këtë popull heqim! Mos i lini! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë parkojnë betonieren para Kryeministrisë, mesazh për lidhjet mes krimit dhe ndërtimit

Protesta e sotme para Kryeministrisë u shoqërua me një simbolikë të fortë, ku parkimi i …