“Dështuan me kullat, shpikën Divjakën”/ Berisha: Sulm i orkestruar nga Edi Rama që nuk përgjigjet dot për hotelin Zig-Zag! Shpifjet dëmtojnë protestën e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë prej një prej protestuesve në protestën e ditës së djeshme.
Berisha shkruan se, deklarata se Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë “është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme”.

Reagimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se ‘Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë’, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.
Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë.
Sali Berisha dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lekë publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt.
Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentat e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot zgjodhi shpifjen.
Përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësave të saj.
Duke përfunduar Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Që në 3 qershor i kam thënë këto që po them sot, Rama ka fshehur çdo gjë për Zvërnecin!

Tos Doçi: Doktor përshëndetje. A mund ta sqaroni opinionin publik se përse në fillimet e …