Pas përfundimit të fjalimeve të shumta në shesh, mijëra protestuesit e pranishëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë vendosur që të rrethojnë kryeministrinë.
‘Marshimin do ta bëjmë rreth kryeministrisë, por nuk e dinë nga ta nisim sepse jemi aq shumë sa nuk na zë’, janë shprehur protestuesit të cilët kanë vendosur që të rrethojnë kryeministrinë.
“Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë të lirë”, tha ai.
Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama.
Gazeta RD