Një prej protestuesve gjatë fjalimit para kryeministrisë kërkoi nga drejtësia që të hetojë kryeministrin Edi Rama. Ajo bëri thirrje që SPAK ta vërë nën hetim shefin e qeverisë. Në fund ajo u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos mbështesni Kryeministrin Edi Rama.
“Ne kemi vetëm njëri tjetrin. Në 21 ditë kemi parë sa e bukur është të mblidhemi të gjithë bashkë, të shohim se jemi shumë, se nuk jemi të gjithë hajdutë e kriminelë dhe të themi se duam një Shqipëri të re.
Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai, të kushërinjve të mi të larguar që ky pushteti i detyroi të marrin rrugët me gomone dhe kamion si kriminelë.
Jemi këtu për t’i thënë sistemit të drejtësisë heto Edi Ramën e oligarkët. Duam hetim. Jemi këtu për t’ju thënë ndërkombëtarëve mos mbështesni autokratin”, tha ajo.
Gazeta RD