Berisha dënon sulmin ndaj gazetarit Osman Stafa: Ky akt u përgatit nga Shërbimi Informativ me porosi të Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha dënoi shoqërimin e gazetarit Osman Stafa mbrëmjen e djeshme në komisariat, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

Berisha gjatë konferencës me gazetarët, tha se, ky akt u përgatit nga Shërbimi Informativ me porosi të Ramës.

Berisha: Së fundi, në një nga aktet e shumta të ndërhyrjes së Shërbimit Informativ Kombëtar, të drejtuar nga bashkë-agjentja Rama-Vuçic me emrin Vlora Hyseni, e përjashtuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës për grabitjen dhe eksportimin e të dhënave të këtij shërbimi në drejtimin që ajo deshi, është kryer dje një akt i vërtetë kriminal ndaj gazetarit Osman Stafa.

Osman Stafa, për të gjithë shqiptarët, është një gazetar guximtar, i cili është përballur me një guxim të admirueshëm, me mafien ndër më të rrezikshmet dhe më të fuqishmet, mafien e bluzave të bardha, në interesin më të mirë të të sëmurëve, të cilët Edi Rama dhe ministret e tij, drejtorët e tij, i linin pa ilaçe në spitalin onkologjik për shkak të babëzisë dhe vjedhjes së tyre.

Këto ditë, gazetari Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestë qytetare, duke përfaqësuar veten e tij, betejën e tij kundër mafies shtetërore dhe kjo e ka tmerruar Edi Ramën.

Dje, para Hotel Tiranës, një çift i lidhur me pushtetin, të shkuarën e zezë, njëri prej tyre që ka glorifikuar të keqen aty ku ka punuar, bashkë me bashkëshorten, ia afrohen gazetarit tek qëndronte edhe me gazetarë të huaj dhe vendas dhe i vërsulen shtazërisht, e godasin për shkak të detyrës, e dëmtojnë fizikisht, vetëm e vetëm për fjalët e tij në protestë.

Jo vetëm kaq, por edhe për rolin që ai ka luajtur të pamohueshëm në betejën kundër mafies shtetërore të ilaçeve.

Provokatorë të turpshëm, në një kohë kur ai bisedonte me gazetarë të huaj dhe të tjerë, i afrohen dhe pretendojnë për ato që nuk kishte ndodhur kurrë dhe e agresojnë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt absolutisht të porositur nga segmente kriminale të këtij shteti dhe Edi Rama, i cili me gjithë aparatin e tij po bën presionet më të jashtëzakonshme mbi eksponentë të protestës, mbi qytetarë të protestës, të të gjitha llojeve.

Duke dënuar me forcën më të madhe agresionin brutal ndaj gazetarit Osman Stafa, i them Edi Ramës që për çdo akt me pasoja do mbash përgjegjësinë më të madhe.

Gazetarët dhe cilido duhet të jetë i lirë në detyrën e tij, të marrë pjesë dhe të thotë ato që mendon.

Pra, kjo është mënyra se si ka zgjedhur Edi Rama të heshtë zërat, të cilët denoncojnë regjimin.

About Redaksia

Check Also

22 ditët e protestës qytetare dhe 22 ditët e paranojave të autokratit Rama

Nga Rezenbrik SERJANI Këto 22 ditë, më shumë se kurrë, Shqipëria është krenare për bijtë …