Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kërkon sërish dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike jopolitike që të rikthejë votën e lirë.
Berisha tha në konferencën për shtyp se, Sulltani i Surrelit është dëshmuar familjarisht një hajdut i pamëshirë ndaj shqiptarëve.
Berisha: Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështëtese dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, të vazhdojë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi në misionin e madh shpëtimtar ndaj vendit dhe kombit, largimin sa më parë të Edi Ramës, mbi të cilin rëndon një mal me dosje korrupsioni.
Mbi të cilin rëndojnë akte të tradhtisë më të lartë kombëtare ndaj kombit shqiptar, përzënia masive e shqiptarëve nga Shqipëria dhe thikat pas shpinës ndaj Kosovës dhe autoriteteve të saj.
Mbi të cilin rëndojnë vjedhjet e tmerrshme të tij. Vetëm në vitin 2014, në raportin e OSBE, Edi Rama akuzohet se ka depozituar offshore si kryetar bashkie 200 milionë euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë.
Po pas kësaj, seria e dosjeve është sa mali i Dajtit në kuptimin e miliardave që përfshijnë.
Sulltani i Surrelit është dëshmuar familjarisht një hajdut i pamëshirë ndaj shqiptarëve.
Ai ka grabitur me suitën e tij miliarda, miliarda euro.
I ka shndërruar në pallate, vila për veten e tij, në saraje.
Familjarët e tij figurojnë në dosjet kriminale të AKSHI-t, në dosjen kriminale të Porto Romanos dhe në dhjetëra e dhjetëra dosje të tjera.
Pra, protesta e pothuaj gjysmë milionë shqiptarëve ditën e shtunë dëshmon se Edi Ramën nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë.
Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Krijimin e një qeverie kujdestare jo të forcave politike, por të përbërë nga ekspertë dhe njerëz të përgjegjshëm që i rikthejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve votën e lirë dhe bëjnë që ata të zgjedhin njerëzit që duan me votën e tyre.
Gazeta RD