Reagimi zyrtar/ Kushner dhe Ivanka Trump përgënjështrojnë Ramën

Rama u mundua te fshihej nga protestuesit në lidhje me investimin në Zvërnec duke deklaruar se protestuesit po sulmonin investimin pas të cilit është familja e Trump, por përmes një reagimi zyrtar, Kushner dhe Ivanka Trump kanë përgënjështruar Ramën duke e nxjerrë atë mashtrues para shqiptarëve dhe të gjithë botës.

Sipas një deklarate të kompanisë Affinity Partners, ajo nuk ka asnjë rol në projektin që është bërë objekt protestash dhe polemikash publike në vend.

E kontaktuar nga CNBC, kompania e Kushnerit, “Affinity Partners” e adresoi median amerikane te një firmë PR.

Kjo agjencia tha se është “Sazan Real Estate Development LLC” është entiteti që zhvillon projektin dhe se Affinity Partners nuk ka asnjë përfshirje.

Kompania e PR shtoi se çdo partner amerikan i saj ishte i përfshirë në cilësinë e tij personale.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të celebrojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”, – tha në një deklaratë për CNBC, Asher Abehsera, drejtues i “Sazan Real Estate Development LLC”.

“E ardhmja e projektit në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetari: Vangjel Tavo po hap rrugën për tek 100 hektarët e Edi dhe Olsi Ramës në Vuno

Gazetari Arjan Konomi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës, Olsi Ramës dhe Vangjel …