Videoja skandal/ Këlliçi: Rama përmes Ballës po tenton t’iu kundërvihet protestuesve në shesh

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka publikuar një video që dëshmon përpjekjet e mazhorancës për të manipuluar dhe zbehur protestën më video të sajuara.

Sipas Këlliçit, deputetë dhe kryetarë bashkie të PS-së po shpërndajnë materiale të fabrikuara për të nxitur përçarje dhe për të dalë kundër protestës në Tiranë.

Krahas një videoje e cila është publikuar më herët nga kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Ballla, Këlliçi shkruan se ajo video është “e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale”.

Postimi 

Deputetë dhe kryetarë bashkie të Edi Ramës kanë marrë porosi të shpërndajnë një video ku nxjerrin disa punëtorë që hiqen si të diasporës, si mesazh kundër protestës në Tiranë!

Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t’iu kundërvënë atyre që kanë pushtuar sheshet, duke nxitur kështu përçarje, është skandaloz. Asnjë video e sajuar nuk e sfumon atë që po ndodh.

Nuk kemi të bëjmë me një debat ku disa mendojnë ndryshe nga të tjerët. As me përplasje idesh. Kemi të bëjmë me një popull të tërë që është ngritur në revoltë kundër korrupsionit dhe arrogancës 13 vjeçare.

Këto reagime perverse që synojnë konflikt, janë përpëlitjet e një Kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia, nga fati që e pret. Përpjekje djallëzore, sikur ai ka diasporën e tij, ndërkohë që bashkëqytetarët tanë që janë ngritur kundër Ramës kanë tundur qytetet e Europës.

Në të vërtetë, kreut të organizatës i kanë ngelur vetëm pak njerëz, në parti e në ekrane, të cilët vijojnë të këndojnë këngën e tij, duke u bërë sakaq edhe ata njësoj të urryer në sytë e mbarë shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

22 ditët e protestës qytetare dhe 22 ditët e paranojave të autokratit Rama

Nga Rezenbrik SERJANI Këto 22 ditë, më shumë se kurrë, Shqipëria është krenare për bijtë …