Edi Rama, kthehu edhe në Londër, pas Parisit!

Nga Bujar Leskaj

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer dha dje dorëheqjen nga posti i kryeministrit si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste. Deklaroi se çdo vendim që ka marrë e ka bërë për ta vendosur Britaninë në vend të parë.

Edi Rama, kur ka qenë në jetën tënde Shqipëria e para? Mban mend ndonjë rast? A mund të përmendësh një rast konkret gjatë 14 viteve të qeverisjes së sektit tënd, kur ke marrë një vendim politik që ka dëmtuar interesat e tua elektorale, por ka qenë në interes të Shqipërisë?

Kur ke patur një rast, që ke larguar një bashkëpunëtor tëndin të afërt politik për arsye integriteti apo interesi publik? A ke pasur qoftë dhe një reformë që ke mbështetur, duke e ditur që të kushtonte mbështetje elektorale, por ishte në të mirë të vendit?

A ke pasur një rast të vetëm, kur, i përballur me kritika e kërkesa të forta publike e politike, ke menduar të vendosësh interesin e stabilitetit politik të vendit mbi vazhdimin e mandatit tënd?

A mund të identifikosh një rast të vetëm, kur ke ndryshuar një vendim të rëndësishëm, pas konsultimeve(jo pas protestave) me grupet e interesit, ekspertët ose qytetarët, edhe pse kjo binte ndesh me qëndrimin fillestar të qeverisë?

A je i gatshëm të largohesh nga detyra, nëse bindet se prania jote po krijon më shumë tension dhe polarizim, se sa zgjidhje për vendin?

Në demokracitë parlamentare, dorëheqja e një drejtuesi qeverie konsiderohet një akt përgjegjësie politike, kur shihet qartë se interesat e vendit, stabiliteti institucional dhe vet e ardhmja e vendit janë në rrezik?

A nuk të mjaftojnë 23 ditë protesta të rinisë me dhjetra e qindra mijëra vetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar largimin tënd? A e kupton se sot kërkesa për largimin tënd është bërë hymni i dytë kombëtar i Shqipërisë?

A e kupton se protestat e gjata dhe të vazhdueshme rinore “Rama jepe dorëheqjen” janë qartazi një sinjal politik që nuk mund të shpërfillet? A nuk e sheh se besimi publik ndaj sektit qeverisës që drejton ka rënë përtokë?

E kupton se kur dalin për mbi tre javë rrjesht qytetarët, sidomos rinia në shesh, nuk ka më algoritëm? Se kur përfaqësues nga Diaspora, që edhe të kanë votuar, vijnë në Tiranë dhe kërkojnë largimin tënd, kupa është mbushur?

Kjo është një protestë e madhe qytetare dhe do të vazhdojë. A e kupton se mbështetja e protestave qytetare nga 122 personalitete të Diasporës, akademikë, sipërmarrës, artistë, studiues dhe profesionistë personalitete të njohura të Diasporës Shqiptare përbën një zhvillim me rëndësi politike, shoqërore dhe simbolike? Kërkesa për dorëheqjen ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe ka të bëjë me vullnetin e 1.84 milionë përfaqësve nga Diaspora e Re dhe e Vjetër e Shqipërisë.

xxx
Nëse je në gjendje ta shohësh precedentin e Starmer si shembull të vendosjes së interesit publik mbi interesin personal, kalo nga Londra, rrugës në kthimin nga Parisi!

About Redaksia

Check Also

Pse Altini? Pse Entela?…

Nga Bislim AHMETAJ Pse Altini? Pse Entela? Pse Arbeni? Pse Etleva? Pse Klajdi? Pse Sidorela? …