Spiropali thumbon Ramën/ “Eshtë me haluçinacione…”

Postimi i Spiropalit:

Mirëmëngjes

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë

About Krye Redaktor

Check Also

“Bloomberg”: Edi Rama iu lut “Sulltanit” turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s në Tiranë

Përpjekja e Shqipërisë për të siguruar organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s nuk ka …