Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij!

Shyqyri Myrtollari: Doktor përshëndetje. Rama vuri në shërbim të krimit Këshillin e Ministrave, Bankën e Shqipërisë, Ambasadat, Policinë e Shtetit, Portin e Durrësit, Doganat dhe Bashkitë. Gjithashtu ndërmori disa ligje speciale si monopolizimi i lejeve për kullat dhe resortet, ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura, paketa e maleve, dhe çmimet e referencës në ndërtim. A duhet të hetohet si organizatë kriminale?

Sali Berisha: Kjo organizatë kriminale duhet të rrëzohet një minutë e më parë Shyqyri. Dhe ne nuk tërhiqemi kurrë nga kjo pikëpamje dhe nga rrëzimi i saj.
Por dua të them dhe një gjë, që lëvizja rinore qytetare i ka dhënë disa nga goditjet më fatale këtij regjimi. E ka lënë pa fytyrë në mbarë Evropën dhe botën.
Dhe një gjë dua t’ju them të dashur miq, sulmet e lëvizjeve rinore qytetare, apo lëvizjet rinore qytetare, janë shumë më ngjitëse sesa ato që vijnë nga kundërshtarët politikë. Ndaj dhe kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq. Armik të rinisë së kombit të tij, armik të të ardhmes së kombit të tij.
E ka dërmuar, e ka nxjerrë siç e meriton. Pra, duhet të jemi mirënjohës.
Pse i them këto? Nuk duhet të shohim se, se Edi Rama është vërtet aty kufomë e pakallur politike, por goditjet që ka marrë e bëjnë atë absolutisht më të pashpresin qeveritar në Evropë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat e kanë damkosur Ramën, e kanë kthyer në kufomë politike të urryer në Evropë dhe më gjerë

Xhovi Nikolli: Përshëndetje Doktor Berisha, unë si demokrat atë protestë nuk e shoh si shpresë …