Eurodeputetja greke: Me Ramën Shqipëria nuk ka vend në BE! KE të ushtrojë presion që ai të tërhiqet!

Eurodeputetja greke Vula Tsetsi iu bashkua mesazheve të mbështetjes nga Parlamenti Evropian për protestuesit, duke mbajtur një fjalim në ditën e 30-të të protestës para Kryeministrisë.

Në një deklaratë të fortë, ajo foli mbi kryeministrin Edi Rama dhe u shpreh se aise po e shet Shqipërinë te interesat e huaja dhe paralajmëroi se me këto politika vendi nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Sot shënoni 30 ditë protestë dhe falë jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe më gjerë në gjithë botën. Ju përgëzoj! Gjithçka që kërkoni është rezultat i qëndresës suaj, sepse nuk po mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe perspektivën evropiane të vendit”, u shpreh ajo.

Tsetsi theksoi se nuk mund të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian me Shqipërinë për sa kohë, sipas saj, “Edi Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin e qytetarëve”.

Fjala e eurodeputetes

Sot shënoni 30 ditë protestë dhe falë jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe më gjerë në gjithë botën. Ju përgëzoj! Gjithçka që kërkoni është rezultat i qëndresës suaj, sepse nuk po mbroni vetëm natyrën tuaj.

Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe perspektivën evropiane të vendit. Nuk mund të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian me Shqipërinë nëse Edi Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. Mbi 90 për qind e shqiptarëve besojnë te projekti evropian dhe këtë besim ne duam ta respektojmë.

Duam që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të tërhiqet nga këto politika. Duhet t’u bëjmë thirrje edhe miqve tanë socialdemokratë, pasi Rama i përket kësaj familjeje politike. Ata duhet të zgjohen dhe t’ju mbështesin.

Mos u dorëzoni. Çdo ditë është një ditë fitoreje, jo vetëm për demokracinë, por edhe për ju dhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

About Redaksia

Check Also

800 mijë votat e Ramës dhe 2 milionë votat e Ramizit

Nga Agim XHAFKA Kuptohet që protestuesit e kanë kapur kryeministrin në vend të keq andaj …