Screenshot

Thirrja e protestuesve: Mos bini pre e patronazhistëve! Rama “Fuck you”!

Një incident u shënua në protestën e sotme. Protestuesit kanë kundërshtuar një qytetare duke i kërkuar të largohet, dhe thirrur ‘patronazhiste’ dhe ‘turp’,

Më pas nga foltorja një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve në tubim që të mos bien pre e provokimeve dhe të mos devijojnë nga qëllimi i protestës e të tensionojnë situatën. Protestuesi tha ndër të tjera se Rama është kumbar i krimit dhe drogës.

“Rama, kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you! Poshtë patronazhistët! Mos bini pre e provokimeve! Sot treguam që as Policia e Shtetit nuk na provokon dot, jo më një patronazhist. Këta njerëz kanë treguar që nga dita e parë se nuk bien pre e provokimeve. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën. Një patronazhist nuk e ka problem të bëhet kurban që të shpëtojë qeveria, por ne e kemi”, tha ai.

 

About Redaksia

Check Also

Atird Hoxha, një demokrat që e do Vlorën dhe ka zgjedhur të punojnë për të!

Nga Rezenbrik SERJANI -Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë- Kur terreni vlonjat …