Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, mbështet protestat e të rinjve që kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
‘Korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore. Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata.
Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët. Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit. E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha: Të dashur miq, PD ka mbështetur dhe e mbështet fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj.
Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga ndonjë slogan i tyre, që nuk është i tyre, ua them unë.
Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga thirrjet e tyre.
Jo dhe jo.
Imagjinoni ju një uragan dhjetëra mijëra vetë në variantin aty ku 1 mijë janë armiq tanë dhe që kërkojnë atë që kërkojmë ne, rrëzimin e qeverisë.
Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje.
Edi Rama është sundimtari më i keq, më amoral, më i rrezikshëm që shqiptarët kanë pasur në histori.
Por mos harroni se idealet e atyre të rinjve janë idealet më fisnike.
Aty ka njerëz, të cilët kanë humbur pronën dhe protestojnë për pronën dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për pronën.
Ka të tjerë që kanë përjetuar padrejtësi të tjera dhe kanë 100 herë të drejtë të protestojnë për padrejtësitë.
Por korpusi është korpusi i gjeneratës Z, është korpusi i idealeve më të larta njerëzore.
Ata protestojnë kundër një të keqe të madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që po i shkatërron ata.
Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët.
Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh brenda dhe jashtë vendit.
E shkonfiguroi, ju nuk e keni njohur, e ktheu tek daja i tij, i rrjedhuri Spiro Koleka që kërkonte të na fuste tanket dhe mitralozët në vitet ‘90.
E ktheu në një kalec mjeran të zyrave të policisë sekret ku i thotë ti ke bërë këtë, ti ke bërë atë, ti ke atë njollë, ti ke atë tjetrën dhe mendon se me këto do të mundë sadopak të nxijë një lëvizje, më madhështorja pas viteve ’90 në Shqipëri.
Një lëvizje rinore.
Të rinjtë, ashtu siç patën atë ndjeshmëri, atë guxim të shpëtonin vendin nga armët kimike, kanë tani atë ndjeshmëri dhe atë guxim të shpëtojnë vendin nga Edi Rama.
Ndaj dhe unë kam një thirrje për secilin prej jush. Kam një thirrje për çdo shqiptar, të mos humbasë shansin historik për t’u dhënë një ndihmë kësaj gjenerate që po lufton për çdo shqiptar, po lufton jo për Shqipërinë e sotme, por për Shqipërinë e ardhme.
Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje.
Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë.
Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre.
Po, çdo qytetar shqiptar që ka një rrjet social, e ftoj ta vendosë në dispozicion të tyre, të postojë, të ripostojë, të klikojë në mënyrë që edhe në këtë fushë, sepse Edi Rama pasi akuzoi Iranin se po na merr algoritmet, në një kohë kur algoritmet i kanë të tjerët, tani ka marrë kompani dhe u paguan çdo gjysmë ore pagesa marramendëse për t’ua spostuar algoritmet.
Përshëndes edhe ato blogere dhe influencere që me shkathtësinë, imagjinatën, u bënë frymëzim për gjeneratën dixhitale të Shqipërisë.
Gazeta RD