Berisha: PD ka një mbështetje të jashtëzakonshme, të ecim të sigurt drejt rikthimit të opozitës në pushtet

Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Ai e cilësoi këtë si një përgjegjësi të madhe për opozitën në betejën e saj kundër qeverisë së Edi Ramës.

Duke iu referuar dokumenteve të miratuara në Asamblenë Politike të PPE-së në Vjenë, Berisha tha se ato pasqyrojnë ‘nga alfa tek omega’ problematikat e rënda të sistemit aktual dhe përbëjnë një mbështetje të fortë për kauzat e PD-së.

Berisha: E vërteta është se në raport dhe në rezolutë, nga alfa tek omega, trajtohen të gjitha të vërtetat dramatike të këtij sistemi dhe unë me atë audiencë, fjalën time e nisa, meqenëse kisha vendosur t’ia kushtoja denoncimit të organizatës kriminale, e nisa me Huntington, i cili në studimin e tij konsiston se midis të gjitha diktaturave, asaj naziste, komuniste, teokratike, juntave ushtarake, më e keqja është diktatura e banditëve, e padrinove si Edi Rama.

Dhe pastaj zhvillova ligjëratën time për organizatën kriminale, qeverinë shqiptare të kryesuar nga Edi Rama.

I theksova këto se ky besim i madh, kjo mbështetje e jashtëzakonshme për PD-në, është një detyrim madhor, t’i përgjigjemi me një angazhim të plotë dhe total në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë.

Unë kam besim të madh tek kjo, kam besim të madh tek anëtarët, mbështetësit e PD se me frymën që përcaktuam së bashku në Kuvend, do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet.

 

 

About Redaksia

Check Also

Pedagogu thirrje qytetarëve: Dilni në shesh të rrëzojmë këtë qeveri që po shkatërron Shqipërinë

Duke folur në protestën qytetare ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, pedagogu Lush Susaj u …