Promovimi i librit/ Ndriçim Kulla: Diktatura s’vjen më me tanke, vjen me spektakël e batuta, siç bën Edi Rama

Gjatë promovimit të librit “Tirania e Buzëqeshjes” – Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës’, autori dhe studiuesi Ndriçim Kulla hodhi akuza të ashpra mbi qeverisjen 14-vjeçare të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Kulla tha se kjo lloj diktature nuk vjen më me tanke, dhunë apo represion fizik, por përmes estetikës, spektaklit, premtimeve dhe propagandës masive.

Përmes kësaj strategjie, theksoi studiuesi, është krijuar një realitet artificial ku gënjeshtra serviret si e vërtetë, duke ushtruar një dhunë të heshtur dhe psikologjike ndaj qytetarëve.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kulla u shpreh se propaganda aktuale qeveritare është thellësisht false dhe se rënia e saj kërkon një reagim masiv, pasi reagimi i vërtetë qytetar është vetë thelbi i lirisë.

Kulla: Në radhë të parë ju falënderoj shumë që shkurtuat të punët tuaja, kohën tuaj dhe jeni prezent në promovimin e këtij libri. Më duhet t’ju them se si autor, së paku nga eksperienca ime, çdo libër është një udhëtim i gjatë i vetmuar, por në ditën e promovimit ai del nga vetmia e autorit dhe bëhet pjesë e sferës publike, e perceptimit, e gjykimit të njerëzve, e kritikave por edhe të vlerësimit, se njeriu ka nevojë edhe për t’u vlerësuar. Nuk kam pasur qëllim të keq të shaj askënd, t’i bëj të nxij portretin e njeriut në këtë libër. Ka qenë arsye të tjera ato që më kanë nxitur.

Arsyeja kryesore ishte sepse doja të sqaroja një fenomen që ka mbizotëruar jetën tonë politike dhe shoqërore gjatë këtyre 14 vjetëve. Cila është kjo? Është shpesh në histori diktaturat, unë Edi Ramën e kam quajtur me kohë diktator dhe nuk më ka çuditur qëndrimet e shumë ndërkombëtarëve, madje dhe disa deputetëve, qoftë edhe të opozitës po ta them, që me një ndrojtje të madhe nuk donin ta emërtonin të tillë.

Për mua, një qeverisje që nuk pranon transparencën, ajo është vula më kryesore që ajo është diktaturë. Ka dhe të tjera që unë i kam shpjeguar në libër. Ka momente në histori që diktaturat nuk vijnë me dhunë, me tanke, me represion, por vijnë në një mënyrë, me një përqasje tjetër, vijnë me estetikë, vijnë me spektakël, vijnë me premtime, me batuta, siç bën Edi Rama me atë… Dhe kjo nuk është e thënë që diktaturat të ushtrojnë dhunë. Ka diçka tjetër, ata ushtrojnë një dhunë të heshtur, të brendshme.

Gjithmonë kur kam shkruajtur librin, nuk do flas shumë sepse ka dhe punë të tjera, ajo që më ka bërë që të krijoja një raport të përditshëm kur shkruaja këtë libër ishte Kafka. Është i njëjti model me Kafkën. Është Perandoria Austro-Hungareze, e cila nuk vriste njerëz, i sorollaste, nuk zbatonte ligjet, ju mbushte mendjen njerëzve që ndonëse nuk ishin të lirë, domethënë të jetonin me atë iluzionin që jeni të lirë. E njëjta tipologji është edhe sot. Tirania e buzëqeshjes, çfarë është kjo Tirania e buzëqeshjes?

Pikërisht kjo është, sepse Edi Rama ka ardhur në pushtet me ngjyra, me spektakël, ju ka imponuar njerëzve me propagandën e tij një realitet artificial që gënjeshtrën e ka bërë të vërtetë, e ka zbukuruar. Kjo ka reflektuar edhe në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sidomos me Bashkimin Europian, është një mundim i madh. Këtu nuk është bërë një punë siç duhet edhe nga opozita. Se thelbi ishte ky, unë nuk pranoj me këtë kulturë që kam unë në drejtimin politik dhe filozofik, që Europa… për mua Europa është ëndrra jonë dhe është ajo Europë që unë u kam mbetur besnik, unë me këtë jetoj.

Por ne duhet ta kishim kuptuar me kohë dhe duhet të kishim bërë që në fillim luftën që ta kishim zhbërë Edi Ramën. Sigurisht ai kishte superfuqinë e lobimit botëror, George Sorosin, megjithatë e vërteta nuk mundet kollaj. Në këtë libër, gjithmonë kam menduar, pse e kam shkruar këtë libër, çfarë më ka shtyrë? E kam pyetur veten gjithmonë, si është e mundur, si është e mundur që një shoqëri, si shoqëria shqiptare, t’i shikojë problemet nga vrima e çelësit të shtëpisë dhe mos të bëhet pjesë e problemeve të saj.

Si ishte e mundur që shqiptarët të pranojnë gjërat të papranueshme, njerëzit ngadalë-ngadalë të sugjestionoheshin nga politika e Edi Ramës dhe të pranonin gjërat amoralshme. Si është e mundur që të pranohet ligji i transgjinorëve? Kam parasysh Konicën kur thoshte që shqiptarët janë populli më konservator thoshte, ose më nga më konservatorët në Europë, si u katandisëm ne kështu? Pra, këtu ka munguar, nuk mund të qëndrojë Edi Rama, unë shoh njerëz që më takojnë, janë optimistë. Ore nuk është kështu, se të diellosh edhe do presësh. Nuk është kështu, po duhet të luftojmë ne të gjithë.

Të gjithë duhet të luftojmë. Nuk na mund dot, është false propaganda e Edi Ramës. Por një shkon andej, tjetri shkon këtej, tjetri… Unë në këtë libër, nga kultura ime, ose kam jetuar gjithmonë mes librave, mes urtësisë së filozofëve, mes ankthit të poetëve, të shkrimtarëve, dhe kam mësuar që pushtetet përgjithësisht kanë një natyrë që ta zgjerojnë kufijtë e tyre. Në çdo kontekst historik. Pra, këtu ka munguar reagimi, ka munguar. Dhe reagimi është liria. Ne duhet të kishim reaguar të gjithë, të ishim copëtuar.

About Redaksia

Check Also

Hyqmet Zane/ “Rrugëtimi i Rilindjes së Zezë”, një libër kritik ndaj qeverisjes së majtë

Këto ditë doli nga shtypi libri “Rrugëtimi i “Rilindjes së Zezë” i publicistit të njohur, …