Qytetarët rrëzojnë shtatoren e Edi Ramës te Kryeministria: O dorëzohu ose rrëzohu!

Një moment simbolik është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku një prej protestuesve kishte rikrijuar skenën e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke përdorur fotografinë e kryeministrit Edi Rama.

Me një pankartë me foton e Ramës, protestuesit kanë imituar veprimin historik të dhjetorit të vitit 1990, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”.

“O dorëzohu ose rrëzohu!”, ishte mesazhi që ata kanë brohoritur njëzëri para kryeministrisë, ndërsa i riu hodhi në tokë pankartën me foton e Ramës.

About Redaksia

Check Also

“Euronews”: NATO i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë së Tiranës!

Nga Shona Murray, Euronews.com Pozicioni i Shqipërisë si organizatore e samitit të NATO-s të vitit të ardhshëm …