Revolta te Parlamenti/ Gjuajtën deputetët e PS me vezë, policia mësyn në lokal dhe arreston disa protestues

Tensione u regjistruan këtë të enjte para Kuvendit, ku qytetarë që protestonin kundër qeverisë hodhën vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste teksa ata hynin në godinën e Parlamentit.

Menjëherë pas incidentit, forca të shumta policie ndërhynë duke shoqëruar disa prej protestuesve, edhe brenda ambienteve të lokaleve që ndodhen në zonë.

Protesta e sotme vjen në ditën e 33-të radhazi të mobilizimit të qytetarëve përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik! Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, ndërkohë pak muaj para zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i …