Kush t’i dërgoi 500 mijë paund nga Londra dhe a ke vilë në Palasë/ Berisha publikon Videon e qytetarit me pyetje për Ulsiun

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video, e cla përmban denoncimin e një qytetari me një sërë pyetjesh dhe pretendimesh të drejtuara ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, deputetit socialist Ulsi Manja.

Në video, qytetari ngre një sërë pretendimesh që lidhen me pasuri, prona, ndërtime, përfitime të afërmve dhe transferta parash, duke kërkuar që Manja të japë sqarime publike.

Berisha e ka shoqëruar postimin me pretendimin se, në “dosjen e tij në SPAK” përmendet edhe një transfertë prej 500 mijë paundësh nga një person në Londër, si edhe kërkesa për një çantë “Louis Vuitton”. Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Ulsi Manja lidhur me këto pretendime.

Postimi

Miq, në dosjen e tij ne Skap Uluziut një çun nga Londra i ka dërguar 500 mijë pound, dhe faqeziu i kërkon edhe një çantë Louis Vuitton për…!

Ndiqeni videon e qytetarit.

Qytetari: Atëherë t’ia bëjmë nja dy pyetje Ulsiut. T’ia bëjmë bashkë domethënë. Ju vetëm shpërndajeni që t’i vejë, t’i venë si pyetje se ndoshta ia fusim dhe kot ndonjëherë dhe na sqaron më mirë vetë Ulsiu. Dhe pyetja e parë është, o Ulsi, a Ulsi, se nuk ia dimë as emrin tamam si e ka. A ka marrë mbesa jote 9 mijë euro në muaj nga inceneratorët?

O Ulsi, pyetja e dytë. A ta kanë dhuruar një vilë në Palasë? Kush dhe me çfarë vlere? Ka rëndësi dhe kush ta ka dhuruar, mos e harro këtë pjesë. Pyetja e tretë. A po bën ti ndërtime në Farkë? Në Paskuqan më fal. E katërta është, a ke prona në Farkë, Ulsi?

A, Ulsi, prapë se s’ia dimë mirë emrin. Me këta emrat me të ulur e me të ngritur, hall është. Po për atë fabrikën e sallamit në Dibër, kur do e hapësh o Ulsi? Kam delet e skartimit për t’i shitur për mish. Na e hap një dritë jeshile o burrë. Na hap një treg dhe jemi dhe ne lart e më lart, si puna jote domethënë.

Dhe diçka tjetër Ulsi. Vila e Enverit në Peshkopi, është blerë nga Arbër Abazi, paska dhe mbiemrin tim në fakt. Diku te 500 mijë euro. Po në të vërtetë ka pronare Belindën, apo jo? Këto kishim Ulsi. Ju lutem miqve t’ia dërgojnë Ulsiut këto pyetje.

About Redaksia

Check Also

Kreu i SPAK: Nuk mund të them sot nëse do të ketë kërkesë tjetër për imunitetin e Ballukut

Kreu i SPAK, Klodian Braho, nuk përjashtoi mundësinë e një kërkese të re për heqjen …