PD ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe një tjetër për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kërkesa është firmosur nga 46 deputetë të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore, të cilat i konsiderojnë si mekanizmin kryesor parlamentar për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas demokratëve, vendimi i Kuvendit cenon të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare për të ushtruar funksionin e kontrollit ndaj veprimtarisë së institucioneve publike.

Partia Demokratike argumenton në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese se refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.

Demokratët kanë bërë publike edhe kërkesën e plotë të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ku parashtrojnë argumentet ligjore mbi bazën e të cilave kërkojnë shqyrtimin e çështjes.

About Redaksia

Check Also

“Çështja Balluku”, Bardhi thirrje kreut të SPAK: Zbatoni ligjin, mos bëni politikë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të …