Aktivisti Andi Tepelena i ka bërë thirrje publike drejtësisë, deputetëve dhe partive politike nga protesta e 37-të para kryeministrisë për dorëheqjen e Edi Ramës.
Ai i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme për hetimin e dosjes së quajtur “Albanian Files”, që ai i cilëson si dosja ku “përmblidhet i gjithë krimi i Edi Ramës”.
Ai iu drejtua edhe Kuvendit duke kërkuar shfuqizimin e dy komisioneve të rëndësishme, atij të Reformës Zgjedhore dhe atij të Reformës Territoriale, të cilat i cilësoi si “komisione të pengmarrjes së demokracisë”.
Tepelena i bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste dhe opozitës për dorëheqje dhe djegien e mandateve, duke ndjekur shembullin e deputetet Marjana Koçeku.
Andi Tepelena: I bëj thirrje SPAK-ut, kemi dorëzuar dosjen “Albanian Files”, aty përmblidhet i gjithë krimi i Edi Ramës, të gjitha ligjet antishqiptare dhe gjithçka që ka nxjerrë në dëm të Shqipërisë. SPAK, vepro! SPAK, çfarë bëni me ato 3 mijë dosje? Çfarë bëni me Belinda Ballukun? Bëjeni publike atë dosje. Bëjeni transparente për shqiptarët
Gazeta RD