Vata: Bashkia Klos, 4 milionë euro për ujësjellësin, por ai është jashtë funksionit! Ku kanë shkuar paratë?

Deputetja e PD, Denisa Vata ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, rreth 4 milionë euro janë investuar ujësjellësi që furnizon me ujë të pijshëm Planin e Bardhë, Shëngjunin, Klos Katundin dhe fshatin Fshat në Bashkinë Klos, por gjendja e ujësjellësit është alarmante.

Postimi

Qytetarët denoncojnë:

Ky është ujësjellësi që furnizon me ujë të pijshëm Planin e Bardhë, Shëngjunin, Klos Katundin dhe fshatin Fshat ne Bashkine Klos.

Rreth 4 milionë euro janë investuar. 90 milionë lek te vjetra vetëm projekti.

Pamjet nga vepra e marrjes tregojnë një gjendje alarmante. Galeri e degraduar, prani brejtësish dhe, sipas banorëve, tubacioni kryesor i furnizimit është dëmtuar, duke e nxjerrë veprën jashtë funksionit.

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje: Kush e kolaudoi këtë investim? Kush e mori në dorëzim? A janë respektuar specifikimet teknike dhe ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve?

Në përditësim.

About Redaksia

Check Also

Protestuesi: 4 milionë euro për Kanye West, ndërkohë njerëzit vdesin nëpër spitale!

Protesta qytetare hyri sot në ditën e saj të 38-të, ku nuk munguan akuzat e …