Mësuesit si komisarë eventesh, nxënësit si mbushës topi të një lumturie që nuk ekziston

Nga Luçiano BOÇI

Nuk i mjaftojnë 4 milion eurot Ramës,për të shitur imazhin e një Shqipërie të lumtur e fanar ndriçues arkitektësh e parash droge buzë Adriatikut, me koncertin e Kany Ëest.

Duhen dhe njerëz për të mbushur koncertin.

Dhe për këtë mobilizimi ‘për inat të protestës’ është i madh.

Nuk mjaftojnë të dëshiruarit e as patronazhistët si shitës lumturie, por duhen dhe nxënësit.

Dhe pa një pa dy, Kumbaro bën kurban misionin e shkollës dhe edukimit.

Mesazhi që po qarkullon tregon se shkollave u kërkohet të përzgjedhin nxënës me rezultate të larta dhe të caktojnë mësues shoqërues, me premtimin e biletave falas për koncertin e Kanye West.

Duket si bamirësi.

Në fakt është nga ato dhuratat që kanë pak helm propagande brenda e shumë turp.

Detyra e Ministrisë së Arsimit është të përmirësojë cilësinë e arsimit, të mbështesë mësuesit e nxënësit dhe të investojë te shkollat, jo të organizojë audiencë për spektakle duke i shndërruar institucionet arsimore  në zyra marketingu të qeverisë.

Nxënësit nuk janë statistikë për të mbushur stadiume e mësuesit nuk janë komisarë aktivitetesh.

Ky urdhër qartazi zyrtar është turp!

Ministria ka detyrimin të shpjegojë mbi ç’bazë ligjore angazhohen shkollat dhe personeli arsimor në një aktivitet që nuk ka lidhje me procesin mësimor.

Arsimi meriton respekt e jo të përdoret si dekor për një spektakël politik.

About Redaksia

Check Also

Një Europë më e fortë brenda një NATO-je më të fortë

Nga Xhemal GJUNKSHI E gjithë bota me sytë nga Samiti i NATO-s në Ankara Nga …