Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar, protokolli turk i nxori kartonin e kuq 

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Zoti Berisha, nga Policia e Shtetit, por dhe nga Ministria e Brendshme nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje. Të paktën dhe nga interesimet, kanë vendosur mos të kenë reagim, ndoshta policia mund të ketë një reagim. Nga informacionet tuaja, ndoshta dhe nga komunikimet, cili është motivi që të paktën i kanë komunikuar zyrtarëve të VLEN-it në kufi?

Sali Berisha: Së pari, thashë dhe një herë, akti i bllokimit të deputetëve të koalicionit VLEN është një akt që shkelmon marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mbasi këta ishin me pasaporta diplomatike.
Edi Rama përpiqet të fshihet pas këtij skandali. Sepse ky është një gjest tjetër, një damkë tjetër, që ai merr jo vetëm në rajon, por në Europë dhe në mbarë botën.
Ju e patë vetë, e patë vetë në samit. E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur.
Që mendoi se me atletet e bardha, s’po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim.
E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i nxori kartonin e kuq: S’mund të vish!
Edhe u detyrua të kthehet, mos bëjë më ekzibicionistin, por të zbresë tek këpucët normale për ngjarje të tilla. Shikojeni ju kur shkon, kur futet në pallatin presidencial për darkën e presidentit. Por aty nuk u tolerua, u përçmua.
Ai pra hyri dhe doli nga ai samit si i vetmi njeri i përçmuar. Kjo është e vërteta.
Kishte informuar këtu, kishte bërë gati televizionet se do dilte në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm.
Do ishte një konferencë e veçantë shtypi. Po ajo nuk ndodhi.
Nuk ndodhi asgjë. Përveçse e kthyen në rresht kur humbi orientimin, gjoja humbi orientimin, që t’i dukeshin këpucët e bardha, shakaxhi i paskrupullt.

About Redaksia

Check Also

35 amendamente të miratuara në PE, PD: Mesazh i qartë për qeverinë shqiptare, PS vendosi interesin partiak mbi vendin

Deputetët e opozitës në Komisionin e Përbashkët BE–Shqipëri kanë falënderuar eurodeputetët që mbështetën qëndrimet e …