Carlo Bolino gogolizon protestat dhe mitizon Rama- shtetin…!?

Nga Xhevat MUSTAFA
Sipas këtij “bojaxhiu” dhe “papagalli” të Rama- qeverisjes, zgjidhja e propozuar nga organizatorët e protestës, krijimi i një “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, që do të zëvendësonte përkohësisht institucionet ekzistuese dhe do t’ia delegonte pushtetin qytetarëve, është një model i rrezikshëm, anarkik dhe jashtë kornizës kushtetuese.
Bollino thekson se ndryshimi i sistemit nuk mund të bëhet duke anashkaluar Kushtetutën, ligjet dhe votën e qytetarëve. Sipas tij, nëse protestuesit synojnë të qeverisin apo të ndryshojnë mënyrën e drejtimit të vendit, ata duhet të organizohen politikisht dhe të kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve përmes zgjedhjeve, ashtu siç funksionon çdo demokraci.
Në përfundim, ai shprehet se protesta është një e drejtë demokratike, por legjitimiteti për të qeverisur fitohet vetëm nga verdikti i qytetarëve në kutinë e votimit, jo nga presioni i rrugës.
E përse nuk u rrëzuaka një qeverisje, që për mbi 12 vjet ka nëpërkembur dhe keqperdorur Kushtetutën dhe kompetencat që i njeh ajo?! Që prej 12 vitesh bën biznese të pista me copa Shqipërie dhe me interesa kombëtare, si rrjedhojë e plotpushtetizimit të mafias së trafiqeve e të betonit me mafien politike dhe qeverisëse shqiptare si dhe me mafian ndërkombëtare ndraghetase, arubase…?! Që ka mpak dhe mplak këtë popull?! Edhe që e ka bërë Shqipërinë ndër të parat vetëm për të këqija, për korrupsion, për kultivim dhe trafikim drogrash; për betonizim dhe nivele të larta e të rrezikshme të ndotjes së ajrit, ujit, ushqimeve, ilaçeve…?! Që ka shkatërruar sistemet e arsimit, shëndetsisë, kulturës, politikës sociale, drejtësisë; duke i partizuar dhe politizuar në favor të përjetësimit të komunizmit dhe enverizmit?! Si mund të vazhdohet të durohet dhe mbahet 4, 5, 6…mandate një kryeministër e një qeveri, që e ka shumicën e popullit në varfëri dhe dhuron miliona euro dhe dollarë nga buxheti i shtetit apo fondi i emergjencave natyrore për shou, koncerte dhe veprimtari thjeshtë reklamuese, për të mbuluar realitetin, skandalet dhe dështimet e tyre me gjethe fiqsh ose me degëza dhe fletë kanabizi?! Si mund të rrëzohet me zgjedhje dhe vota një parti- qeveri- kryeministër që vjedhin vota, mandate… me furgona dhe paturpesisht, si hajdutë ordinere apo xhepash?!
Ndryshe nga si mendon dhe dëshiron Carlo Bolino, një nga kukullat e shumta qeveritare, kur nuk ka shtet, por një kryeministër- mbret, që nuk mendon dhe vepron as me kokën e vet, por të ortakëve dhe padroneve të tij, oligarkë ose investitorë strategjikë, shumicës së popullit i bie për detyrë ta ndryshojë këtë realitet!!!

About Redaksia

Check Also

Kur thua fjalë më të mëdha se shtati yt dhe mban pesha më të rënda se ç’mund të mbajnë shpatullat e tua!

Nga Elona CAASLLI Ngjarja e ndodhur në avion mes kryeministrit dhe një qytetari që mban …