Çfarë do kishte bërë “I majti” Elton John, me 1.18 miliardë euro?

Nga Gent STRAZIMIRI

* Në këtë vendin e cfilitur nga pikëpamja sociale e ekonomike, nga mungesa e shpresës, një qeveri “e majtë, “socialiste”, dmth “sociale”, me 1.118 miliardë euro për 35 vjet, do të kishte ngritur një program financimi për të rinj në biznes…

* Në këtë vendin e gjunjëzuar nga ana shëndetësore, me mjekësi afrikane, një qeveri “e majtë, “socialiste” dmth “sociale”, me 1.118 miliardë euro për 35 vjet, do të kishte filluar një program rinovimi të sistemit shëndetësor duke filluar nga pagat e mjekëve e deri tek qendra më e fundit shëndetësore…

* Në këtë vendin me tokë, kodrina, bjeshkë e livadhe plot ujë, ku bujku e blegtori lëshojnë lot të hidhur nga varfëria e pasiguria, një qeveri “e majtë”, “socialiste” , dmth “sociale”, me 1.118 miliardë euro për 35 vjet do kishte filluar një program financimi për bujqësinë e blegtorinë, që bujku e blegtori jo vetëm të mbanin vetveten por edhe shtetin me prodhime…

* Në këtë vendin me det ranor e shkëmbor, liqene e lumenj, bjeshkë e pyje ku mund të jetosh me turizëm 365 ditë të vitit, një qeveri “e majtë”, “socialiste” dmth “sociale”, me 1.118 miliardë euro për 35 vjet do kishte nisur një program në mbështetje të turizmit, që ta nxirrte përfundimisht nga vetëshkatërrimi i hileqarëve të pushteteve që grabisin “sot për sot” ….

* Në këtë vendin me arsimin më të degraduar materialisht e shpirtërisht, një qeveri “e majtë”, “socialiste”, dmth “sociale” , me 1.118 miliardë euro për 35 vjet, mund të kishte nisur një program financimi të arsimit për të shpërblyer sakrificën e prindërve më arsim-dashës në planet…

Por JO!

Kjo qeveria “e majtë”, “socialiste” dmth “sociale” e këtij vendit me kaq halle sociale, prej 8 vitesh harxhon “1.118 miliardë euro për 35 vjet” për të ndërtuar rrugë mbi rrugë, madje me 11 fishin e kostos që do të kishte nëse nuk do të kishte fare rrugë!!!!

Qofsh i ri që po planifikon të ikësh, qofsh mjek a infermier, student a nxënës, pedagog a mësues, biznesmen a punonjës i turizmit, bujk a blegtor dije se po grabisin paratë e tua!

Përpara se të ikësh, të dorëzohesh, të paktën trego se e di ç’është një “i majtë”, “socialist” dmth “social”, dmth… “Elton John”…

Nuk janë “si Elton John”… quhen ndryshe ….!

THIRRI NË EMRIN E TYRE TË VËRTETË: “b.*.*…*…*ra” !

KAQ!

(Repost i 6 viteve më parë, 9 korrik 2020)

About Redaksia

Check Also

Edi Rama tentoi të bënte balerinin në samitin e NATO-s, por hija e tij politike dukej më e rëndë se kurrë!

​Nga Ndriçim KULLA Në çdo moment, në rastin e Edi Ramës, fotografia kërkon ta zëvendësojë …