GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Myzyrit të Ballukut

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, dhe personave të tjerë të pandehur në këtë procedim.

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kishte kërkuar pushimin e hetimeve, duke argumentuar se nga hetimet nuk janë evidentuar elementë të mjaftueshëm për vijimin e akuzës.

Çështja lidhej me një procedurë prokurimi për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor në veri të vendit, me vlerë rreth 2.2 milionë euro, ku Myzyraj dhe ish-anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik ishin hetuar për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Me vendimin e saj, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka mbyllur këtë procedim për të pandehurit përkatës.

About Redaksia

Check Also

Media holandeze: NATO nuk e përmend më Shqipërinë si organizatore të samitit të ardhshëm

Media holandeze Welingelichte Kringen raporton se liderët e vendeve të NATO-s nuk e kanë përmendur …