“Albanian Files”, Rama i dhuron Kanye West librin ku ka ndarë Shqipërinë si çiflig personal!

Edi Rama ka pritur në një takim në kryeminsitri, reperin amerikan Kanye West, të cilit i pagoi edhe koncertin duke marrë 4 mln euro nga paratë e shqiptarëve, për të mbushur stadiumin e ngritur në Kashar.

Takimin e ka bërë publik vetë Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke i prezantuar artistit amerikan kopshtin e tij privat, zyrën e tij me koshin e basketbollit, sallën e mbledhjeve të qeverisë e cila është veshur me ngjyra të kuqe dhe ambiente të tjera.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se Rama i ka dhuruar Kanye West: librin ‘The Albanian Files’, libri që sipas opozitës, tregon se Edi Rama e trajton Shqipërinë si jnë çiflig personal.

Libri pasqyron mënyrën se si, është ndërtuar modeli i zhvillimit urban dhe ekonomik nën qeverisjen e Edi Ramës, pasi është vetë ky i fundit që ka kontaktuar personalisht arkitektët për të realizuar projekte që më pas po Rama i miratonte lejet, duke ua dhënë trafikantëve të drogës, që financonin ndërtimet.

About Redaksia

Check Also

Socialistët po djegin teserat e Ramës

Ajo që ndodhi dje në Poliçan, sot ka shpërthyer edhe në qytete të tjera. Socialistët …