Berisha: Me Rilindjen e parë Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro, tani do vidhen edhe të paktën 2 miliardë të tjera

Bulent Tupi: Përshëndetje Doktor. Nëse Rilindja Urbane ishte ‘sukses historik’, pse pas 13 vitesh duhet një rilindje 2.0 për të zgjidhur të njëjtat probleme?

Sali Berisha: Me Rilindja Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro. 61 sheshe, se e kisha thënë një shifër të gabuar më parë, 61 sheshe të qytezave dhe qyteteve të Shqipërisë kanë kushtuar 3.2 miliardë euro, në një kohë që në mënyrë absolute, në të gjitha variantet ato nuk mund të shkojnë kurrë më shumë se 450 milionë euro, maksimumi. Pllaka guri të nxjerra në Berat apo të nxjerra aty-këtu dhe të shtruara në qytete. Kjo është gjëja më e paimagjinueshme.
Por tani, oreksi vjen duke ngrënë. Tani duhet të vjedhin për të futur kabllot, e po të garantoj që do jenë dhe 2 miliardë euro të tjera, se kështu e nis me 1.5 dhe e përfundon me 2 miliardë. Ky do të groposë, do të plaçkisë bashkë me bashkiakët e tij dhe këtë dy miliardëshin, 1.5 miliardë janë elektorale se po fillojnë zgjedhjet lokale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mbështesim fuqishëm protestën, ata që më krahasojnë me Ramën, i shërbejnë vetëm qeverisë

Geraldi: Përshëndetje Doktor. Çfarë do të bëhet me Partinë Demokratike? Do të dalë në protestë …