Policia e Shtetit duhet të dekriminalizohet, piramida e saj është tmerrësisht e kapur nga krimi

Fatmir Topi: Doktor, si do t’ia bëjmë me goditjet e Policisë së Shtetit për çështje yjesh, se goditjet ndaj krimit të organizuar e mbyllën me sukses. Dhe një pyetje: Sa yje i jep qeverisë së Ramës ti Doktor? Se u pa puna, këto skandale në vendin tonë janë bërë aq të shpeshta sa po kthehen në meme dhe humor.

Sali Berisha: Tani, së pari njëherë mendoj se Policia e Shtetit duhet të dekriminalizohet. Piramida e Policisë së Shtetit është tmerrësisht e kriminalizuar.
Drejtuesit e saj kryesorë janë lejtnantë të karteleve më të rrezikshme të drogës, të Troplinëve dhe të Çelajve, e të tjerë. Kështu që hapi i parë dhe mbi të gjithë do të jetë dekriminalizimi i Policisë së Shtetit.
Pastaj unë kam besim të plotë në vullnetin, dëshirën, trimërinë, guximin, profesionalizmin e dhjetëra dhe qindra e qindra punonjësve të policisë të gatshëm për të zbatuar ligjet e këtij vendi.

About Redaksia

Check Also

Rama në Kuç, në vend që t’i dëgjonte kryetarët e bashkive, i nxori jashtë!

Deklaratë e nënkryetares së PD Vlorë, Eralba Kreshpa  Të nderuar qytetarë, Edi Rama ishte në …