PS rrëzoi kërkesën për diskutimin e kërkesave të protestuesve, opozita bojkoton Kuvendin

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit.

Ndërkohë ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita ka bojkotuar seancën dhe nuk është në sallë.

Godina e Parlamentit është rrethuar me të njëjtin perimetër sigurie të vendosur edhe në seancën e kaluar, kur protesta e quajtur “Revolucioni i Flamingove” u zhvendos përpara Kuvendit.

E gjithë zona nga rruga e Toptanëve është bllokuar, ndërsa përreth godinës janë vendosur gardhe metalike dhe vihet re një prani e shtuar e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Deputetët e Partisë Socialiste hynë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave, ndërsa hyrja kryesore është rrethuar me barriera metalike që mbulojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar disa ditë më parë diskutimin në seancë të kërkesave të protestuesve që kanë mbushur sheshin e Tiranës por edhe sheshe në shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

SPAK ka vdekur/ Si u zhvatën nga Rama 4 miliardë lekë nga paratë e shqiptarëve për Kanye West

Denoncimi në SPAK i Grupit Parlamentar të PD Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga …