Ulsi Manja mes rolit të budallait dhe hetimit të SPAK-ut

Nga Gazment BARDHI

E kam të vështirë ta ndaj, nëse Ulsi Manja e bën me lehtësi rolin e budallait apo jo, por mund të them me siguri se sot qenka në kulmin e vet të performancës.

Ulsi, nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si pare xhepi për një koncert privat.

Tani që, besoj je më i qartë dhe më i qetë për Kanin, të paktën mos e gënje Edin për pozitën e tij penale dhe, njëkohësisht, bëhu gati edhe vetë për në SPAK!

Meqë ke marrë përsipër të bësh analizë me laps në dorë për kallëzimet e opozitës ndaj vjedhjeve tuaja, gjej edhe guximin t’u përgjigjesh dy pyetjeve, përpara se të të pyesin në SPAK:

  1. Çfarë të lidh me Paulin Rajtën?
  2. A ke ndërhyrë te Belinda Balluku për t’i mundësuar atij përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?

Kur nuk bën rolin e budallait për llogari të Edi Ramës, ti, Ulsi, e di shumë më mirë se ndërhyrja për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin është vepër penale. Kur ndërhyrja bëhet për një biznesmen që, më pas, si Ministër Drejtësie, firmos për ta emëruar drejtor të Policisë së Burgjeve, pozita penale rëndohet.

Kthjellu, Ulsi! Roli i budallait apo servilit nuk të mban dot për shumë gjatë! Rri zgjuar këto kohë, se mund të të trokasë SPAK tek dera!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Manja Partia Demokratike qenka ngjallur! Po çoka në SPAK Kanye dhe mirë e bën. Po nuk e kuptoj pse kanë shkuar Kanye, se ai shkreti në Kashar këndoi, kurse PQ-Së ia kanë marrë këngëtarët popullorë! rëndési ka që u ngjall PD-ja dhe tani duhet çojë në SPAK edhe Albanian Files, se nuk lihet ajo kauze madhe Gonit dhe Tikut. 33m GRUPI PARLAMENTAR PD KALLĘZON ΝE SPAK RAMEN DHE BLENDI GONXHEN PER VEPRAT PENALE "SHPERDORIMI DETYRES" DHE "SHKELJA E BARAZISE SẼ PJESEMARRESVE ΝE TENDERA P ANKANDE PUBLIKE", NE BASHKEPUNIM, LIDHUR ME FINANCIMIN 4.2 MILION EURO Te EVENTIT Te KANYE WEST!"

About Redaksia

Check Also

Rama nuk gjen “rehat” as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

Diaspora shqiptare ka paralajmëruar protestë të martën, më 14 korrik, në Bruksel, në një ditë …