Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar tha se, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë, PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur.

Berisha: Tani ne jemi mbledhur këtu në një moment final të përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve të Partisë Demokratike.

Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike dhe historinë e vendit.

Partia Demokratike, me finalizimin e këtij procesi, vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik.

Ndaj dhe le t’u shprehim ne nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën, ndër më të egrat dhe më të shëmtuarat në Europë dhe në botë.

Të dashur miq, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njeriu, është një betejë me njërin nga të këqijtë më kryesorë të tij, siç thoshte John Kennedy, me tiraninë.

Partia Demokratike vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta.

Zhvilloi me qindra akte e veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ja doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale të diktaturës autoritare.

Pasi ajo ja doli që jo vetëm në organizatat më të mëdha partiake, por dhe në institucione më të rëndësishme të Europës, të paraqesë dhe të gjejë mbështetje për qëndrimet e saj.

Ishte një arritje e jashtëzakonshme denoncimi i farsës elektorale dhe njohja e saj si e tillë nga Parlamenti Europian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. E vështirë ka qenë beteja jonë me narkoshtetin.

Por përsëri hapat janë të mëdha. Vetëm dy javë më parë në rezolutën e votuar dhe në dokumentet e Partisë Popullore Europiane u damkos narko-euro shqiptare. Kjo monedhë e baronëve të drogës dhe qeveritarëve të drogës, që po shkatërron më shumë se gjithçka tjetër ekonominë shqiptare.

Ju rikujtoj këtu se vetëm pak vite më parë, ne zinim një ndër vendet e rëndësishme fare në Europë dhe në botë në industrinë e këpucëve, dhe në disa industri të tjera. Ato janë shuar, sepse Padrinoja, në rast se ju kujtohet, doli me tezën se ato janë industri të botës së tretë.

Paçka se Made in Germany, Made in USA, Made in UK, sheh këpucë të të gjitha llojeve, dhe ato sipas tij qenkan bota e tretë. Pra, e vërteta është që gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet komuniteti ndërkombëtar për rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti dhe Edi Rama për sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Europës.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia! Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm

Berisha: Tani, lidhur me kryesinë, me nënkryetarët e Partisë Demokratike, rikujtoj se në përputhje me …