Reagimi i Nokës
Kosova shpall non grata ministren e Serbisë,
Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova
Ju shqiptarë të Kosovës që ende ju ka ngelur një fije simpatie për Edi Ramën, hapni sytë!
Ja ku e keni faktin se është armik i Kosovës.
E ka dashur dhe e do të nënshtruar ndaj vetes dhe ndaj Vuçiç.
Ai shpall të padëshiruar shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, sepse protestojnë kundër regjimit të tij në atdheun e tyre; kurse ministren serbe që thotë se do e spastronte Kosovën nga shqiptarët, nuk e shpall, sepse ajo i shërben agjendës së sivëllait të tij, Vuçiç.
Edi Rama është Ballkan Pazar, antishqiptar, antikosovar. Ai ushqen retorikën kundër-kosovare në radhët e mbështetësve të tij fanatikë dhe lokalistë.
Do të mjaftonte vota kundër Rezolutës së propozuar nga PD, për Njohjen e Gjenocidit që shkaktoi Serbia në Kosovë, për ta flakur në koshin e historisë.
Largimi i tij është emergjencë kombëtare.
Gazeta RD