Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike!

Kryetari i PD, Sali Berisha uron drejtuesit e rinj të PD, falënderon Bylykbashin, Boçin, Kason dhe Palokën. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se, vota e lirë është në themel të kësaj force politike.

Berisha: Siç jeni informuar, mbrëmë u kompletua krijimi i institucioneve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Së pari, dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë ish-bashkëpunëtorët e mi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Ivi Kaso dhe sekretarët e PD për kontributin e tyre të çmuar.
I garantoj se mbetem i vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e gjithanshëm me ta.
Të falënderoj Edi Palokën për kontributin e tij të çmuar dhe secilin prej atyre që kontribuoi katër vitet e shkuara.
Dua të uroj nga zemra ata që u zgjodhën me votën e lirë të Këshillit Kombëtar të PD.
Shqiptarët kanë parë dhe shohin një forcë politike që ka vendosur votën e lirë të saj në themel të ndërtimit dhe funksionimit.
Uroj nga zemra Belind Këlliçin, Nikolla Kedhin, Erisa Bajazitin, të zgjedhur nënkryetarë të PD për herë të parë, personalitete të cilat përfaqësojnë shtresa dhe grupe të mëdha të shoqërisë shqiptare, të papërfaqësuara më parë në kryesi.
T’i uroj sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka, rizgjedhjen me votën e Këshillit Kombëtar të PD në postin e lartë që mban.
Klevis Balliut, zgjedhjen sekretar organizativ.
Andi Mustadaj, zgjedhjen si sekretar për menaxhimin e burimeve njerëzore.
Marash Logu, sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore.
Viola Kapedani, sekretare për marrëdhëniet me publikun.
Eva Metaj, sekretare për organizatat partnere dhe shoqërinë civile.
Fjoralba Dizdari, sekretare për integrimin evropian.
Sekretar për emigracionin dhe diasporën, Ethem Aga.
Sekretar për dixhitalizimin e PD, Etjon Kapedani.
Sekretar për infrastrukturën dhe territorin, Gentian Kaprata.
Sekretare për çështje të pronave dhe luftën kundër korrupsionit, Endira Bushati.
Sekretar për të drejtat e njeriut, Franc Nuri.
Sekretar për të përndjekurit politikë, Shkëlqim Lepenica.
Sekretar për pushtetin lokal, Ylli Asllani.
Sekretar për aksionin qytetar, Erges Eskiu.
Komisioni apo gjykata e partisë: Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj, Gentian Koçi.

About Redaksia

Check Also

Shuplakë e fortë nga Europa për qeverinë e korruptuar!

Nga Bardh SPAHIA Deklarata e fundit e Komisioneres Europiane, Marta Kos, është një demaskim i …