PD i kërkon KLSH audit të qeverisë/ Bozdo: Rama 4.3 milionë euro për propagandë, përdor paratë e shqiptarëve për fasadë

Deputeti i PD, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat reagoi për situatën ekonomike dhe menaxhimin e financave publike nga qeveria, ku u shpreh se buxheti i shtetit po përdoret për interesa elektorale dhe jo për zhvillimin real të vendit.

 Bozdo akuzoi qeverinë se ka rritur borxhin publik dhe shpenzimet pa sjellë përmirësime të dukshme për qytetarët, duke theksuar se Shqipëria vijon të ketë probleme serioze në ekonomi, paga, pensione dhe shërbime publike.

Ai u shpreh se, fondet publike po orientohen drejt projekteve të dyshimta dhe klienteliste, ndërsa qytetarët përballen me kosto të lartë jetese dhe mungesë investimesh të qëndrueshme.

Deklarata e plotë
Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike dheOpozitës, anëtarë të Komisionit Parlamentar tëEkonomisë, Punësimit dhe Financës, i jemi drejtuarsot Kontrollitt ë Lartë të Shtetit me një kërkesë përkryerjen e një auditimi të plotë përputhshmërie mbiligjshmërinë e miratimit dhe zbatimit të AktitNormativ të përdorimit të fondit rezerve të buxhetittë shtetit, për të financuar me para shtetërore, 4,3 milionë euro, një aktivitet privat.
Pra, siç edhe të gjithë janë tashmë në dijeni, Këshilli i Ministrave ka akorduar plot 4.3 milionë Euro nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit për të financuar një koncert privat të këngëtarit “Kanye West” në Tiranë, qartazi duke shpërdoruar dhetjetërsuar procedurën dhe ligjshmërinë e AktitNormativ.
Edhe pse evenimenti ishte privat, edhe pse për muajme radhë ishte dhënë siguri nga qeveria se asnjëfinacim nga buxheti i shteti nuk do të livrohej, përsëri 4,3 milionë euro u hoqën me shpejtësi rrufenga fondet e buxhetit, fonde këto të destinuarakundër fatkeqësive natyrore, si psh zjarret apo përmbytjet, tërmeti apo ngjarje të tjera madhore tëpaparashikueshme dhe me ndikim të madh nëekonomik dhe social.

Në të vërtetë, e vetmja gjë madhore që po ndodh nëShqipërin në këtë periudhë është zgjimi i shoqërisëshqiptare dhe revolta masive e dhjetëra mijërashqiptarëve, përfaqësues të të gjithë shtresave dhevotuesve politikë, shprehur me protesta tëpërditshme, prej thuajse 2 muash, kundër qeverisjessë Edi Ramës.

Edi Rama e projektoi koncertin privat pikërisht sinjë zjarrfikse sociale, për të shuar frymën dheshpirtin e protestës si dhe për të pikturuarndërkombtarisht një Shqipëri të rreme, ku spektaklimundohet të mbulojnë rrënjet e thella të krimit dhekorrupsionit,  vjedhjen e zgjedhjeve, zbrazjen dhezhbërjen e Shqipërisë, arsimin dhe sëndëtësinë qëkolaplson.

Dhe kjo zjarrfikse u financua me 4,3 milionë euro, ndërsa kurrë nuk u financuan dëmet e fatkeqësivenatyrore si psh përmbytjet e njëjpasnjëshme tëfmijëra ermerevë në jug e veri të vendit vetëm disa muaj më parë, apo logjistika e munguar përshuajtjen e zjarreve apo përballimin e tërmeteve.

Nga ana tjetër, Akti Normativ përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj disiplinës fiskale dhe parimevetë qeverisjes së mirë. Përdorimi i këtij instrumentinga fondi rezervë në këtë rast bie ndesh me:

* Nenin 101 të Kushtetutës: Aktet normative rezervohen ekskluzivisht për marrjen e masave të përkohshme në raste “nevoje dhe urgjence”. Njëkoncert muzikor argëtues, i cili kërkon muaj të tërëplanifikimi e negociatash, nuk përbën në asnjërrethanë as nevojë shtetërore dhe as urgjencëkombëtare.

* Ligjin e Menaxhimit të Sistemit Buxhetor (Nr. 9936): Neni 5 sanksionon qartë se Fondi Rezervëekziston vetëm për të mbuluar shpenzime të cilatnuk njihen dhe janë objektivisht të pamundura të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit.

Ky veprim devijon thellësisht nga praktikat më të mira evropiane dhe udhëzimet ndërkombëtare përmenaxhimin e financave publike, të cilat diktojnëtransparencë absolute dhe kufizime strikte nëpërdorimin e fondeve të emergjencës.

Pra këtu kemi të bëjmë me mospërmbushjen e kritereve thelbësore të ligjshmërisë: paparashikueshmërisë, pamundësisë së planifikimitdhe respektimit të procedurave buxhetore.

Për këtë arsye, ne i kemi kërkuar KLSH-së që të zbardhë urgjentisht:

* Kur filluan saktësisht negociatat për këtë koncertdhe a ishte kjo përpara miratimit të buxhetit vjetor2026?

* A ekziston një preventiv i detajuar për këtë vlerëprej 4.3 milionë Eurosh, siç kërkohet nga Udhëzimi nr. 9 i buxhetit?

* Si mundet qeveria të provojë “pamundësinë e planifikimit” për një ngjarje që kërkon njëmarrëveshje kontraktuale dhe logjistike të mirëfilltë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve në fakt i di mirë cdoshqiptar, por ne si opozitë kemi detyrimin tësanksionojmë një standard evropian duke i thënëstop një herë e mirë këtij abuzimi kaq flagrant me paratë e buxhetit, që financojnë kozmetikën e qeverisjes së Edi Ramës.

Sepse, përdorimi i buxhetit të shtetit si xheppersonal, pa pyetur për ligj dhe procedurë, është njëakt që nuk e has sot as edhe në ato që konsiderohenshtete të falimentuara. Jo më pastaj për vende qësynojnë të bëhen pjesë e BEsë, brenda vetëm pakviteve.

Shpresojmë që KLSH të ngrihet në lartësinë e detyrës që ligji i përcakton, duke i vajtur deri nëfund kësaj procedure që do te turpëronte cdokënd, vec Ramën dhe qeverinë e tij jo !

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama është i vendosur të mos pranojë asnjë kërkesë të protestës, ky është dallimi i madh mes nesh dhe atyre

Klajdi Bodlli, Syri Televizion: Ditën e sotme ju bojkotuat seancën parlamentare, ndërkohë që Konferenca e …