“Rama n’burg, Balluku n’burg!”/ Protesta e 47-të, qytetarët: Nuk dorëzohemi, nesër më shumë!

Qytetarët vijuan edhe këtë të enjte protestën kundër qeverisë, duke dalë në rrugë për të 47-ën ditë radhazi.

Ashtu si në protestat e mëparshme, ata shpalosën pankarta me mesazhe kundër qeverisjes, duke përsëritur thirrjet për ndryshim dhe duke theksuar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Mes pankartave spikatën edhe mesazhe në gjuhën angleze, si “Rise up and protest for a free Albania” (“Ngrihuni dhe protestoni për një Shqipëri të lirë”), ndërsa të tjera mbanin mbishkrime si “47 ditë. Ne nuk dorëzohemi” dhe “47 ditë. Ne nuk tërhiqemi. Nesër, edhe më shumë”.

Në një tjetër pankartë, protestuesit kishin shkruar: “Rama n’burg, Balluku n’burg!”.

 

About Redaksia

Check Also

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama rikthim në komunizëm, megjithatë të rinjtë nuk tërhiqen

Disa qindra persona marshuan sërish të dielën në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e …