Berisha takim me delegacionin e IRI: I njoha me drejtuesit dhe strukturat e reja të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me një delegacion të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan (IRI).

Gjatë takimit të zhvilluar në selinë e PD, Berisha ka informuar të pranishmit për strukturat e reja në PD dhe drejtuesit e tyre.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Kisha kënaqësinë të prisja në një takim një delegacion të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan të drejtuar nga Drejtori për Rajonin Z. Paul Sikorski.

Miqtë e Institutit Republikan i njoha me zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, arritjen e angazhimit tonë për rritjen e përfaqësuesve të rinisë dhe grave si dhe zhvillimin me transparencë të zgjedhjeve në Parti.

Në takim diskutuam mbi bashkëpunimin aktiv midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe IRI, angazhimet e ardhshme për aktivitete të përbashkëta, ngritjen e kapaciteteve të strukturave të Partisë Demokratike në fushën e komunikimit politik, marrëdhënieve me publikun, organizimit të Partisë, proçesit të dixhitalizimit, duke u bazuar edhe në të dhënat e sondazheve dhe publikimeve për Shqipërinë të bëra nga Instituti Ndërkombëtar Republikan Amerikan.

About Redaksia

Check Also

Protestuesi: Rama krijoi një qeveri bushtër, Shqipëria është në rrezik dhe duhet ta mbrojmë!

Gjatë protestës së 49-të radhazi para Kryeministrisë, një prej qytetarëve që mori fjalën bëri thirrje …