Deputeti i PD, Klevis Balliu gjatë debatit në komisionin e ligjeve në parlament, ka akuzuar qeverinë dhe Edi Ramën që i dhanë 4.2 milionë euro për një miliarder që këndoi vetëm 40 minuta.
“Problemi te Kanye West nuk është nëse këndon bukur apo jo. Problemi janë 4.2 milionë euro që ia dhatë një miliarderi për 40 minuta koncert, ndërsa ato para i morët nga populli më i varfër në Europë.
Këto para duhej të shkonin për fëmijët që nuk kurohen, sepse mungojnë pajisjet dhe ilaçet në spitale.
Rasti i Altin Hilës është vetëm një shembull; ka me mijëra familje shqiptare që përballen me të njëjtën dramë”, tha Balliu.
Gazeta RD