Revolta/ Banorët e Prrenjasit kundër shkrirjes së bashkisë: Këtë meritonim pas viteve që votuam PS-në?

Banorët e Prrenjasit dolën në protestë kundër propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë së Prrenjasit dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Librazhdit, në kuadër të ‘Reformës Territoriale’, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe nënçmues për qytetin e tyre.

Gjatë tubimit në qendër të qytetit, ata ngritën pikëpyetje nëse ky është shpërblimi që meritojnë pas mbështetjes së vazhdueshme që i kanë dhënë Partisë Socialiste ndër vite, duke kujtuar se Prrenjasi ka qenë historikisht një nga bastionet elektorale të së majtës.

Protestuesit argumentuan se bashkia ka burime dhe potencial për të qëndruar më vete dhe kundërshtuan çdo përpjekje për ta vënë nën administrimin e Librazhdit.

Banori: …duhet të pranojë të nënshtrohet sepse quhet si punë e jemi skllevër të Librazhdit. Jo, jemi të barabartë, kudo jemi të barabartë. Ka qenë dikur rrethi i Librazhdit, pastaj u kthe tërë energjinë e Prrenjasit. Iku ajo periudhë, erdhi periudha tjetër dhe çfarë ndodhi? Ndodhi kjo tjetra që u bë komunë. Nga komunë, bashki. Atëherë çfarë i ka ndodhur kësaj qeverie, këtij parlamenti që të na bashkojë dhe të na nënshtrojë tek Librazhdi? Janë të gjitha këto resurset që ju thashë, që nesër pasnesër, sepse janë pyjet e Stravajt, pyjet e Librazhdit. Hekur-nikeli këtu, hekur-nikeli i Devollovës, që shkon diku. Pasuritë më të mëdha, uji që kemi ne. Rezervuari që duhet ne patjetër… populli të ishte atje duke shëtitur, po privatizohet dhe ju nuk e shikoni ç’ndodh. Një rezervuar kemi.

Më patjetër, e të tëra na takojnë. Ne duhet të përpiqemi që ekonomia në radhë të parë të ngrihet dhe pastaj mbi bazën e ekonomisë ngrihet edhe shkolla, arsimi, kultura, dhe gjithçka. U bë një fushë sporti atje në shkollë. Mund të ishte bërë në një vend tjetër. Shkolla është shkollë, sepse sot ka mbetur han. Hyn e dalin makinat e gjallë e djallë, nuk janë për atë. Janë që shkolla e komunitetit…

About Redaksia

Check Also

Greta Bardeli: Shkoi tinëz në Theth, nuk përballet me realitetin e banorëve!

Deputetja e PD për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli ka reaguar pas vizitës së kryeministrit …