Transporton paratë me avion si diktator afrikan/ Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, i bën thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën që transporton paratë me avion si diktator afrikan.

“Nga ana tjetër i bëj thirrje Prokurorit Publik të BE të ndërmarrë menjëherë hetime për këtë problem tmerrësisht shqetësues.

I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust të angazhohen në hetimet më serioze të Edi Ramës që sillet si diktatorët e dikurshëm të Afrikës, që mbushin avionët me kartëmonedha dhe i sjellin në banka të ndryshme.

Ky hetim ka një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët.

PD do të vazhdojë kërkesën e saj për hetimin më të plotë të mundshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama në Theth sulmon protestuesit: Lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistësh…

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në …