Nga Nikola KEDHI
50% e të rinjve shqiptare nuk janë as në punë as në shkollë. Treguesit e punësimit të të rinjve po përkeqësohen.
Brenda një viti, punësimi i të rinjve ka rënë ndjeshëm. Papunësia e tyre ka arritur në 16.9%.
Kjo është arsyeja pse shumë të rinj nuk krijojnë dot familje, nuk blejnë dot një shtëpi dhe e shikojnë të ardhmen larg vendit të tyre.
Problemi nuk është se të rinjtë nuk duan të qëndrojnë. Problemi është se ekonomia jonë nuk u jep një arsye për të qëndruar. Paraja e drogës dominon gati çdo aspekt të shoqërisë e ekonomisë.
Ndërkohë askush nuk e merr mundimin t’i pyesë të rinjtë se për çfarë kanë nevojë. Kjo gjë merr fund. PD e ka derën e hapur për çdo të ri e të re për të ndërtuar bashkë Shqipërinë e shekullit 21.
Shqipërisë i duhet një ekonomi që prodhon më shumë, eksporton më shumë, mbështet sipërmarrjen, lidh arsimin me tregun e punës dhe krijon vende pune me paga që të lejojnë të ndërtosh një jetë, jo vetëm të mbijetosh.
Ky është ndryshimi për të cilin ia vlen të luftojmë. GenZ dhe Millennials po e bëjnë çdo natë në Bulevard. PD e ka pikën e parë prioritare të vizionit të vet.
Gazeta RD