Pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, Rama emëron motrën e Belinda Ballukut në krye të ASD

Pamela Qirko, motra e Belinda Balluku, pritet të emërohet zv.drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), pavarësisht se nuk rezulton të ketë përvojë në sektorin financiar.

Sipas Monitor, Këshilli Drejtues i ASD-së pritet ta miratojë këtë muaj emërimin e Pamela Qirkos në postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme, pas propozimit nga drejtuesi e ri i institucionit, Mina Kusta.

Pamela Qirko është juriste dhe nga viti 2017 deri në vitin 2023 ishte anëtare dhe më pas kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), institucioni kyç i procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas përfundimit të mandatit, ajo tentoi të emërohej gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, por kërkesa e saj u rrëzua këtë muaj.

Në CV-në e saj nuk rezulton ndonjë eksperiencë në sektorin bankar apo financiar, megjithatë kjo nuk duket se ka penguar avancimin drejt një posti drejtues në institucionin që administron skemën e sigurimit të depozitave bankare në vend.

Emërimi i saj vjen në një kohë kur motra, Belinda Balluku, vijon të jetë objekt i akuzave të vazhdueshme për korrupsion, abuzim me tenderët publikë dhe favorizim në kontratat e infrastrukturës, por që është marrë në mbrojtje nga Edi Rama, i cili ka bllokuar lejen për arrestimin e saj.

Në një situatë të tillë, duket se Balluku nuk ndalet dhe po sistemon edhe motrën e së saj në një tjetër post të rëndësishëm shtetëror si pjesë të një modeli shpërblimi dhe riciklimi të njerëzve të afërt me pushtetin.

About Redaksia

Check Also

Shkodra pa ujë të pijshëm/ Deputeti i PD: Paaftësi ulëritëse, neglizhencë dhe braktisje nga Pushteti Vendor

Deputeti i PD për Shkodrën, Kliti Hoti ka reaguar me nje deklaratë publike në lidhje …