“Mos u dorzoni”!/ Protestuesi i mbuluar në gjak transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një i ri, që në kokë ka dhe një flamur kuq e zi është parë i mbuluar në gjak dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në momentin që është nxjerrë nga turma, i riu u ka bërë thirrje protestuesve që të mos tërhiqen, duke përcjellë mesazhin: “Mos u dorëzoni!”.

Ndërkohë, policia ka hedhur në drejtim të protestuesve ujë me piper dhe gaz lotsjellës, duke sjellë probleme me frymëmarrjen te shumë qytetarë.

Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe ekipet e emergjencës.

About Redaksia

Check Also

Tmerr në protestën para Kuvendit! Protestuesi qëllohet në kokë, merret me barrelë

Një protestues është qëlluar në kokë gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, …