Protestuesit para Kuvendit thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione, teksa një grup protestuesish kanë hedhur vezë, domate dhe bidonë me ujë në drejtim të efektivëve të Policisë, të vendosur në kordon sigurie përpara godinës.

Më herët, protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur para Parlamentit, duke tentuar të çajnë perimetrin e sigurisë. Ky moment shënoi edhe përplasjen e parë me forcat e policisë.

Në zonë ndodhen edhe autobotë me ujë, të vendosur në gatishmëri për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Gjatë protestës, qytetarët kanë drejtuar thirrje edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar arrestimin e Edi Ramës.

“Arrestoni Ramën” dhe “Rama, SPAK you” kanë qenë disa nga thirrjet e dëgjuara para godinës së Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Rama, kompani monstër për tenderat që kthen Shëndetësinë në një bankomat të tij!

Nga Petrit VASILI Shëndetësia publike po përjeton ngjarje nga më të rëndat që lidhen me …