Boçi: E paprecedentë gjuha e urrejtjes së një kryeministri ndaj qytetarëve të gjendur nën sulm nga policia

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me një shënim në rrjetet sociale, ka akuzuar Edi Ramën për gjuhën e urrejtjes ndaj qytetarëve që kanë dalë në protestë kundër tij, dhe që ndodhen në sulm barbar nga policia politike.

Reagimi i deputetit të PD, Luçiano Boçi

E paprecedentë gjuha e urrejtjes, gjuha kriminale dhe mimika përçmimit, që një kryeministër e abuzon drejt qytetarëve të tij, të gjendur nën sulm barbar nga policia politike e tij.

Në këtë fjalë, asfare Rama nuk merr në mbrojtje nënën e fëmijën autik.

Përkundrazi i shfiguron vuajtjen e tyre i linçon dhe terrorizon dhe njëherë tjetër, duke i bërë top për ti hedhur si gjyle kundër protestuesve që iu gjendën pranë.

Tani jo me gaz por me bomba fjalësh të përçudnuara dhe të ngarkuara me mallkime, akuza dhe të pavërteta.

Tek ky njeri tashmë ka vdekur çdo sentiment njerëzor, se për logjikë nuk bëhet fjalë.

Arsyet për të qëndruar në protestë shumëzohen me shumë herë pas kësaj maskarade teatrore si përmendore turpi dhe papërgjshmërie e një njeriu që ecën si zombi nën hijen në pushtetit të tij, tashmë në shkërmoqje e sipër.

About Redaksia

Check Also

Harry Bajraktari përshëndet kongresmenin Willson: Serbia po e gënjen Perëndimin, OSBE-ja s’duhet të mbahet në Beograd

Aktivisti dhe biznesmeni shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka reaguar pas kërkesës së 42 …