Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor!

Nga Bardh SPAHIA

Të kthesh vuajtjen dhe sakrificën e një nëne që proteston kundër teje nga dëshpërimi dhe pamundësia për ti ofruar vetëm pak ndihmë krijesës së vet, sepse vidhet çdo ditë nga ti dhe shpura e hajdutëve të tu, është një kllounadë çnjerëzore që tregon një shpirt mizor dhe të zbrazët.

Këto familje bëjnë një luftë titanike çdo ditë pa asnjë ndihmë, ndërsa ti mbasi i dhunon, i përdor si material për shfaqjen e radhës nga foltorja jote e hajdutëve që të vijnë pas.

Kjo pështirësi nuk kërkon justifikim, kërkon vetëm neveri dhe revoltë. Boll u tallët me dhimbjen e më të pambrojturve! Boll i dhunuat! Turp i pafalshëm!

Shpreh solidaritetin tim me çdokënd që vuan nga neglizhenca e një shteti në duart e disa hijenave të paskrupullta që moral të vetëm kanë pasurimin.

About Redaksia

Check Also

Durrësi mbulohet nga plehrat/ Gashi: Mbeturinat në mes të rrugës, ku shkojnë taksat e qytetarëve?!

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet …