Protesta kundër Ramës/ Besa me qytetarët ka humbur, jep dorëheqjen!

Në protestën e 56-të radhazi kundër qeverisë, një prej të rinjve pjesëmarrës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama përmes programit të quajtur “Besa”. Ai ka ironizuar mesazhin e Ramës, duke deklaruar se qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tij, gjatë këtyre javëve protesta është sulmuar me etiketime të ndryshme, ndërsa Rama është përpjekur të ndryshojë kuptimin e saj. I riu u shpreh se besimi mes qeverisë dhe qytetarëve është humbur dhe se kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

I riu: Tani kisha një, kisha një poezi dje për programin “Besa” të kryeministrit. Atëherë, fillimisht na ka quajtur agjentë, më pas na ka quajtur sorra, korba, e lloj lloj epitetesh. Është munduar të ta zvogëlojë protestën në çdo lloj mënyre. Dje për rreth një orë, u përpoq të ndryshonte kuptimin e protestës.

Na ka paraqitur dje si një pasqyrë të qeverisjes së tij, duke thënë se zhvillimi paska hyrë në një fazë të dytë. Sipas Ramës problemi nuk është qeverisja, por është mungesa e besës. Zoti Rama, besën e ke humb para 56 ditësh! Ne kemi 56 ditë që kërkojmë dorëheqjen tënde. Besë me qytetarët nuk ke më. Jep dorëheqjen, dhe pikë!

About Redaksia

Check Also

 I moshuari–Ramës: Na dhunove në protestë, i droguar! Je i lidhur me serbët!

Dita e 56-të e protestës në bulevard mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh …