Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pas citimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë nga Alexis de Tocqueville gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, duke e akuzuar se ka manipuluar qëllimisht tekstin.

Zhupa thotë se Rama ka lënë jashtë fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, duke e cilësuar këtë si një “autogol” politik.

Reagimi i Zhupës

A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.

Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.

Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.

Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Lurë/ Deputetja e PD i përvishet Ulsi Manjas: Jeton në Tiranë dhe nuk ja ndien

Denisa VATA Lura po digjet dhe Ulsi Manja i ben thirrje Prokurorise se Dibres te …