Suksesi surelian i forcimit të lekut, pas empatisë që imponon dokumenti “Besa” do të përmblidhej në një fjali ” Ekonomia po ecën shumë mirë, na vjen keq që ju nuk mund ta përballoni jetesën”.
Kryengritja e lekut jo vetëm që nuk na siguroi çmime më të lira në treg, por na shkatërroi edhe atë pak bazë zhvillimore, industrinë prodhuese që ngritëm në këto 30 vite ekonomi tregu.
Sipas të dhënave zyrtare në vitet ku kryengritja e lekut filloi mësymjen “për të na ofruar një jetë më të mirë” pikërisht gjatë periudhës2023–2025, Shqipëria u fut në fazën e dytë të Deindustrializimit.
Sektori i prodhimit u tkurr me -8.4% në 2023, -7.5% në 2024 dhe -2.6% në 2025.
Kryengritja agresive e monedhës vendase (Lekut shqiptar), rriti kostot e eksportit, detyroi mbylljen e fabrikave dhe shkaktoi një kolaps në sektorët nxjerrës dhe të veshjeve.
E ndërsa eksperienca ulëret se “pa prodhim nuk ka zhvillim”, mbi gërmadhat e kryengritjes së suksesit “surelian” qeveria është detyruar të japë jo vetëm tokën, por edhe “Besën”!

Gazeta RD